Rrahje masive në mes të sheshit, arrestohen 5 persona, 3 të lënduar

Një rrahje masive ka ndodhur sot në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci i cili ka thënë se janë lënduar 3 persona ndërsa 5 të tjerë janë shoqëruar në stacionin e policisë.

“Rreth orës 12:30 është pranuar informata për një rrahje në mes të disa personave, të ndodhur në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka shoqëruar në stacionin policor pesë persona. Tre persona të lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.

Leave a Reply

Your email address will not be published.