/

Tahiri i PDK-së: Qeverinë e ardhshme s’do ta krijojë Vetëvendosje, por opozita

Partia Demokratike e Kosovës, është shprehur e gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Kështu ka deklaruar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Tahiri ka shtuar se qeverinë e ardhshme do ta krijojë opozita e jo Lëvizja Vetëvendosje.

“Jemi jashtëzakonisht të gatshëm dhe jemi të bindur se në këto zgjedhje, kurdo që do të mbahen, Lëvizja Vetëvendosje më nuk do të arrijë të krijojë qeverinë dhe qeverinë do ta krijojë opozita”, ka thënë ai.

Tahiri ka shtuar se ajo që do të ishte më e mira që do të ndodhte gjatë vitit 2024, do të ishte që vendi ynë të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme

“Edhe ashtu po hyjmë në kohën kalendarike ku edhe po i ofrohemi zgjedhjeve, dhe ky është viti i fundit i mandatit të kësaj qeverie dhe sa më herët që shkojmë në zgjedhje përfitues do të ishin qytetarët sepse do të ndërpriteshin shumë prej proceseve të dëmshme të vendit tonë”, tha Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.