Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në deklarimin pas Mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit është shprehur se viti 2024 është vit zgjedhor.
Ai tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në këtë vit zgjedhor, siç u shpreh ai, hyn më e përgatitur se kurrë.
Tahiri gjithashtu u shpreh se kryeministri Albin Kurti kurrë më nuk do të mund t’i marrë 50 për qind të votave.-Advertisement-
“Viti 2024 është vit zgjedhor dhe Aleanca në këtë vit zgjedhor hyn më e përgatitur se kurrë, aleanca do të jetë boshti politik i të gjithë qytetarëve, subjekteve tpolitike të tjera, të koalicioneve të ndryshme në mënyrë që me ja dhënë vendimin e duhur kurdo që të mbahen zgjedhjet”.
“Unë personalisht pres që zgjedhjet të jenë të rregulla, për shkak se nuk ka shans Albin Kurti me qeverinë e tij me lënë gjithë këtë privilegj, për shkak se mirë e dinë që kurrë më nuk do t’i merr 50%, andaj ky do të mundohet ta shtyej deri në fund”, u shpreh ai.