KFOR-i ofron pako ushqimore dhe veshmbathje për familjet në nevojë

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë disa donacione ushqimore e të veshmbathjes për familjet në nevojë në mbarë Kosovën.

Njësia e Specializuar Shumëkombëshe (MSU), në mbështetje të popullatës civile, ka ndarë këto ndihma te të gjitha etnitë.

“KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet më tej në njoftimin e KFOR-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published.