12 minatorë lëndohen nga acidi sulfurik, Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e tyre

12 minatorë të Trepçës kanë marrë lëndime nga acidi sulfurik. Dy prej tyre kanë lëndime serioze të syve, raporton Express.

Lajmin e ka konfirmuar Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë. Përmes një komunikate për media, dy minatorët me lëndime të syve, pas trajtimit në repartin e Emergjencës janë transferuar në repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë për trajtim të mëtutjeshëm.

Ndërsa, 10 prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Ndërsa 10 prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës, të cilë janë jasht rrezikut për jetë dhe pas trajtimeve pritet të lëshohen në shtëpi”, thuhet në komunikatën për media.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.