Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar udhëzuesit për identifikim e kartëmonedhave dhe monedhave, euro origjinale nga ato false.
BQK në kuadër të Edukimit Financiar ka të hartuar manuale, që tregojnë mbi veçoritë teknike dhe tiparet e sigurisë të kartëmonedhave dhe monedhave euro.
Po ashtu Bordi Drejtues i Bankës Qendrore të Kosovës ka dhënë dritën jeshile për rregullore të re lidhur me menaxhimin e parave të gatshme.
Në këtë kuadër, institucioni njoftoi se rregullorja do të hyjë në fuqi më 1 shkurt të këtij viti, dhe do të vë kufizime të reja në qarkullimin e kartëmonedhës 500-euroshe, duke e bërë atë të papranueshme për riqarkullim. Institucionet financiare janë të detyruara të ndalojnë ofrimin e kartmonedhës ekzistente në këtë vlerë.
Banka Qendrore ka theksuar gjithashtu se importi dhe eksporti i valutës duhet të bëhet ekskluzivisht përmes institucioneve financiare të licencuara, për të garantuar kontrollin mbi monedhat e hyra dhe dalje nga vendi.
Në mënyrë të veçantë, për të parandaluar rreziqet e parave të falsifikuara, çdo person fizik ose juridik që nuk vepron në sektorin financiar duhet të deklarojë mbajtjen e më shumë se 100 njësive monetare, dhe nuk lejohet operimi i makinerive të depozitimit ose tërheqjes së parave pa autorizim nga Banka Qendrore.