Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gjilan si dhe në zbulimin e shtatores së heroit Kadri Zeka, në 42-vjetorin e rënies.
“Vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, ishin veprimtarët e hershëm të lëvizjes sonë kombëtare për liri e për pavarësi. Ata ishin vazhdimësi e përpjekjeve tona për çlirim dhe për të drejtën tonë të mohuar me dekada”.
“Sot, në 42-vjetorin e rënies heroike, me kolegë bëmë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan, në kujtim e nderim të jetës dhe veprës së heroit Kadri Zeka”, ka thënë Haradinaj.
Ai mori pjesë edhe në zbulimin e shtatores së heroit Kadri Zeka.
“Po ashtu, Kadriu u shndërrua në bronz në mes qyteti prej ku i bën roje Gjilanit të Mulla Idrizit e Idriz Seferit, të Agim Ramadanit e të shumë heronjve e dëshmorëve nga kjo trevë”, ka shtuar Haradinaj.