Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pezulluar partinëpolitike, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), pasi nuk ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor sipas afatit ligjor.
Afati i fundit për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor për PREBK-në ka qenë data 6 janar 2024.
Sipas vendimit të KQZ-së, PREBK obligohet që ta mbajë Kuvendin Zgjedhor në një afat shtesë prej 45 ditësh dhe nëse kjo nuk arrihet, atëherë sipas rregullores për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike, KQZ-ja merr vendim për çregjistrim nga regjistri i partive politike në Kosovë.
Ky vendim është marrë sot.