Sindikata e Re e KEK-ut ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të investojë në minierën Trepça për të përmirësuar kushtet e minatorëve.
“Dëshiroj t’ju shpreh shqetësimin lidhur me lëndimet dhe uroj shërim të shpejtë pas shpërthimit të acidit sulforik në Minierën e Trepçës. Kjo është një ngjarje e trishtueshme, dhe dua të shpreh solidaritetin tim me ju dhe familjet tuaja. Gjatë kësaj periudhe sfiduese, ju lus që të keni guxim dhe durim. Kujdesi për shëndetin tuaj është prioriteti ynë i përbashkët. Në këtë moment të vështirë, shpresoj se do të keni mbështetjen e nevojshme për të kapërcyer sfidat”, thuhet në reagimin e sindikatës.
“Gjithashtu, është e rëndësishme që Qeveria e Republikës së Kosovës të ndërmarrë hapa të menjëhershëm në investime të përmirësuar në pajisje të punës për ju.
Sipas sindikatës, Trepça Sh.A është një burim i rëndësishëm për ekonominë dhe mund të arrinte potencialin e plotë me pajiset me teknologjinë dhe pajisjet e nevojshme të kohës së sotme.
“Një shembull konkret i investimit mund të përfshijë modernizimin e mjeteve dhe pajisjeve të minierës për të rritur efikasitetin dhe sigurinë. Përvoja juaj personale është korniza që duhet të udhëhiqet, duke siguruar që secili minator të ketë mjete të sigurta dhe mjedise të sigurta pune”, shton sindikata e re e KEK-ut.