/

ALARMANTE – Moshat e reja përdorues të narkotikëve, flet psikiatri nga QKUK-ja

Për ditë e më shumë rritet numri i përdoruesve të substancave narkotike. Ajo çka është shqetësuese janë përdorues të moshave të reja.

Kosova vazhdon të jetë vendi I vetëm në rajon, që nuk ka qendër rehabilitimi publik .

Dr. Faton Kutllovci Drejtor i Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, në një intervistë, ka thënë se aktualisht në Klinikën e Psikiatrisë posedojmë repartin për sëmundjet e varesisë me 11 shtretër, dhe më shumë se gjysma e kapaciteteve të këtij reparti shfrytezohet në baza ditore.

Ai po ashtu ka treguar edhe moshat që kërkojnë më së shumti trajtime.

“ Mosha mesatare është duke rënë në vazhdimësi sepse çdo ditë kemi raste me mosha shumë të reja të cilat fillojnë të abuzojnë me substanca psikoaktive nga më të ndryshmet por me të shprehura janë ato nga grupi i kanaboideve ndaj të cilave kanë qasje kryesisht moshat përher e më të reja por nga të dhënat që ne posedojmë, mosha mesatare është diku 24-25 vjeç”, tha Kutllovci.

Sipas tij gjatë vitit  2023 në Klnikën e Psikiatrisë kanë marrë shërbime në repartin e sëmundjeve të varësisë 172 raste me më shumë se 1550 ditë mjekimi.

“Në fakt aktualisht në Klinikë kemi kushte të pa mjaftueshme për trajtimin e këtyre personave duke qenë se kemi në dispozicion vetem 11 shtretër si dhe kemi të mundur vetem të kryejmë detoksikimin por jo edhe trajtimin dhe rehabilitimin ne rradhe të parë për shkak të kërkesave të medha dhe hapësirave të vogla, por në bashkëpunim me MSH jemi duke kërkuar solucione për të rritur kapacitetet e repartit të semundjeve të varësisë”, tha Kutllovci.

Po ashtu ai ka shtuar se nuk kanë realizuar  hulumtime në lidhje me atë se a mundet abuzimi me substanca psikoaktive të ndikojë në rritjen e vetvrasjeve është shumë e vështirë të dihet a ka ndërlidhje.

“Por nëse marrim në konsideratë që abuzimi me droga prekë sferën emocionale manifeston çrregullime në të menduar e poashtu jep çrregullime kognitive gjithsesi që abuzimi me këto substanca ndërlidhet me rritjen e numrit të vetvrasjeve në Kosovë”,, tha ai.

Kutllovci po ashtu tha se personat që përdorin substance narkotike, pas daljes nga Klinika personat që abuzojnë me substanca psikoaktive realisht do të ishte dashur ti nënshtrohen programit te rehabilitmit por aktualisht nuk ka qendra për rehabilitim në sektorin public.

Leave a Reply

Your email address will not be published.