Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se koalicioni AAK-NISMA do të hyjnë fuqishëm në zgjedhje për t’i fituar ato.
Lekaj tha se parashikon që t’i marrin deri në 20 deputetë. Lekaj shtoi se do të jeni çelësi për formimin e qeverisë së ardhshme.
“Mendoj që deri mbi 20 deputetë. Asnjë subjekt politik mendoj se nuk ka me mujtë me e formu qeverinë pa koalicion me këto dy subjekte Aleancë dhe Nismë.
Do të jemi çelësi i qeverisjes së ardhshme. Do të jemi prezent, do të flasim prapë dhe do e shohim se sa deputetë do ti kemi. Duke u bazuar në krejt vlerat që i kanë dy kryetarët, Haradianj dhe Limaj mendoj se në këto dy subjekte kanë njerëz kombëtarë, me vizion të qartë për vendin që e kanë dëshmuar edhe gjatë luftës edhe pas luftës edhe në qeveri”, tha Lekaj.
Ai tha se se programi i këtyre dy partive i duhet vendit.
“Sa i përket kolaicionit me NISM a i kemi përafruar programet por kolaicioni ad hoc, i menduar mirë për të fuqizuar AAK-në bashkë me NISMa’n por edhe për të hyrë në zgjedhje fuqishëm dhe për të fituar. Ajo që i karakterizon këto dy subjekte AAK-në dhe NISMA’n është që edhe elektorati është i përbashkët. Dy liderët kanë qenë komandnt të UÇK-së dhe kanë dhënë gjithçka për këte që po e gëzojmë sot. Mendoj se petku i tyre i UÇK-së i ka bashkuar, por i ka bashkuar edhe programi si alternativë qeveris¨se që me siguri i duhet vendit një qevri ndryshe. Mendoj që AAK në partneritet me NISMA’n i kanë bashkuar forcat për të hyrë në zgjedhjet për t’i fituar.”, tha ai.
“AAK dhe NISMA’n na ka bashkuar programi si alternativë për ta larguar këtë qeveri që për këto vite i ka bërë shumë dëme vendit.”, tha Lekaj.