Bulliqi për 18 vjeçarin: Do t’i diskutojmë hapat e veprimit në të ardhme që dukuritë e tilla mos të ndodhin në komunën tonë

Lulzim Fejzullahu është 18 vjeçari i cili vdiq si pasojë e plagëve të marra nga rrahja e dy të miturve, me 15 janar të këtij viti në Podujevë.

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot ka thirrur për mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Në këtë mbledhje temë diskutimi ishte “Situata e përgjithshme e sigurisë në Komunën e Podujevës”.

Ai ka thënë se rasti i Lulzimit ka prekur të gjithë dhe për këtë rast do të shohim mundësitë për të marrë informacione më të detajuara rreth rrjedhës së ngjarjes.

“Rasti i fundit i vrasjes së Lulzim Fejzullahut na preku të gjithëve, ishte një rast i rëndë. Ky rast u përmbyll në mënyrën më tragjike sepse ka ndërruar jetë. Do të shohim mundësitë dhe të bisedojmë bashkarisht për të marrë informacione më të detajuar të ecurisë të kësaj problematike që ka ndodhur. Ne do t’i diskutojmë hapat e veprimit në të ardhme që dukuritë e tilla mos të ndodhin në komunën tonë,” ka thënë Shpejtim Bulliqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.