Tash e pesë ditë në Mjekimin Intenziv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), po vazhdon të trajtohet pacientja 23-vjeçare e cila u lëndua nga rënia e kulmit nga objekti i Komunës së Prishtinës.
Shefi i Mjekimit Intenziv, Shaqir Uka ka thënë se pacientja po vazhdon të qëndrojë e fjetur me barna dhe po ashtu me aparaturë të frymëmarrjes.
“Gjendja është stabile përkundër lëndimeve serioze që ka marrë, po qëndron e fjetur me barna”, tha ai.
23-vjeçarja u lëndua nga rënia e kulmit që ka ndodhur ditën e enjte rreth orës 13:00, në rrugën ‘Nora e Hotit’ në Prishtinë.
Ajo ka pësuar lëndime në regjionin e kokës, ku edhe i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik.
Poashtu, ajo ka marrë lëndime edhe në unazat e qafës.
Ndryshe, 23-vjeçarja raportohet se është motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani.
DTV