Delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci po merr pjesë në sesionin e janarit në asamblenë e përgjithshme të Këshillit të Evropës.
Bogujevci në një videolidhje nga Strasburgu, tha se gjatë këtij sesioni ka pasë tema të ndryshme që janë adresu, jo të gjitha në relacion me Kosovën. Por që ajo tha se pjesëmarrja e Kosovës është e rregullt e sidomos tani në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Derisa theksoi se sot kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i është adresuar komisionit për politikë dhe demokraci brenda asamblesë parlamentare.
Sipas saj, raporti i juristëve eminent është pozitiv ndaj Kosovës dhe se punohet që të votohet ky raport gjatë këtij viti.
“Natyrisht që raporti i juristëve eminent veçse ka përfundu dhe është prezantu i cili është pozitiv ndaj nesh dhe ka pasë pyetje të ndryshme adresime të çështjeve të caktuara. Ne jemi duke punu që ky raport të votohet gjatë këtij viti dhe që të kemi një votim final në prill në sesionin e ardhshëm”, shtoi Bogujevci.