Drejtoresha e Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, Hajrie Morina, ka bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar kanë marrë mbi 400 ankesa.
Ajo tha se ka pasur afërsisht 100 ankesa më shumë se në vitin 2022 dhe se kanë presione të vazhdueshme nga stafi për shqyrtimin e këtyre ankesave, si dhe respektimit të afatit kohor për shqyrtimin e tyre.
“Një çështje tjetër gjithashtu për ankesat të konsumatorëve dhe momentalisht ne kemi vërejtur që kemi rritje të numrit të ankesave të konsumatorëve. Ne në vitin 2022 kemi trajtuar 329 ankesa, ndërsa në vitin 2023 kemi pasur 438 ankesa, do të thotë përafërsisht 100 më shumë ankesa se viti paraprak. Kemi presione të vazhdueshme nga stafi qe ky vit do të jetë ma sfidues në arritjen e shqyrtimit e të gjitha këtyre ankesave dhe respektimit të afatit”, tha ajo.
Morina ka shtuar se është me rëndësi të ndryshohen rregulloret në fuqi, ku gjithashtu tha se duhet bërë monitorimi i performancës së ndërmarrjes së ujësjellësit.
“Një çështje tjetër e rëndësishme që kemi realizuar edhe ndryshimi i politikave dhe metodologjisë së tarifave. Një çështje tjetër më rëndësi ndryshimin i të gjitha rregulloreve në fuqi. Çështje tjetër me theksuar aspektin e monitorimit të përformancës së ndërmarrjes së ujësjellësit”, shtoi Morina.
Ajo më tutje shtoi se nuk do të ketë rritje të tarifave dhe se është përpiluar një rregullore për instalimin e matjeve të ujit.
“Procesi i caktimit të tarifave sipas legjislacionin më fuqi është proces i rregullt, nuk do të këtë rritje të tarifave”.
“Ne kemi përpilua një rregullore të instalimit të matjeve të ujit me të cilin kemi kërkua që çdo burim të ujit, do të kërkojmë edhe evidenca edhe mu caktuar personat përgjegjës që janë për raportimin e këtyre të dhënave”, shtoi më tutje ajo.
Në fund ajo shtoi se është dorëzuar edhe plani i performancës për vitin 2024 ku janë definuar të gjitha synimet strategjike dhe objektivat e aktiviteteve specifike.
“Plani i përformancës për 2024 është dorëzuar brenda afatit ligjor të Komisionit Parlamentar dhe të gjitha aktivitet janë të listuar në këtë planë dhe derivojnë nga plani strategjik përkatësisht nga plani veprimit të planit strategjik 2024-2026 ku janë të definuar të gjitha synimet strategjike objektivat dhe aktivitetet specifike të ARRU të ndara sipas menaxhimit institucional të ARRU-së”, tha ajo.