Për herë të parë vendosen tabela në tre gjuhë në Leposaviq

Në komunën e Leposaviqit, por edhe në institucione tjera në këtë komunë janë vendosur tabela në tre gjuhe të ndryshme.

Mediet serbe raportojnë se poashtu nga objekti i komunës është larguar flamuri i Serbisë dhe simoblet tjera të shteti serb.

Po ashtu paraprakisht para ndërtesës së komunës në Leposaviq është hequr gardhi dhe teli, si dhe janë strehuar edhe vetë ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin kryetarin e kësaj komune Lulzim Hetemi.

Banorët e kësaj komune thanë se nuk e kanë vërejtur vendosjen e tabelave të reja në gjuhën shqiper, serbe dhe angleze.

Leave a Reply

Your email address will not be published.