Për një ditë u ndaluan 13 persona të dyshuar për vepra penale

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se nga prokuroritë Themelore janë ngritur 37 aktakuza kundër 48 personave, për vepra të ndryshme penale.Ndërsa, urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 13 persona të dyshuar, si dhe janë parashtruar  3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 3 personave, si dhe një  kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu ofruar vendit të caktuar apo personit të caktuar ndaj një  personi, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu ofruar vendit të caktuar apo personit të caktuar ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzet e një (21) personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona nën dyshimin se kanë kryer vepra penale, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar  një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe një (1) person prej 24 orëve për kryerjen e veprës penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim paraburgimi dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.