Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Nexhat Ugljani ka dorëzuar sot në KQZ mbi 4000 nënshkrime për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Ugljani ka njoftuar se dorëzimi i nënshkrimit është bërë në mënyrë të rregullt.
Sipas tij vazhdimi i procesit të shkarkimit tani mbetet në duart e KQZ-së.
“Faza përfundimtarë ka përfunduar ne e kemi kryer obligimin sipas Udhëzimit Administrativ dhe krejt në rregull ka kaluar dorëzimi në KQZ peticioni nga grupi iniciues. Janë 423 faqe, nënshkrimet janë 4148 edhe ajo procedura nga KQZ-ja ka qenë e rregullt, tash është në duart e ministrisë përkatëse dhe KQZ-së që të shkoj me tutje”, tha Nexhat Ugljani.