Kanoset me armë një person në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje në komunikacion

Është kanosur me armë zjarri dje një person në Tenezhdoll të Prishtinës, nga një person me të cilin kishte mosmarrëveshje në komunikacion.

I dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Tenezhdoll, Prishtinë  24.01.2024 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari  kosovar për shkak se kishte kanosur me armë ankuesin  mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje në komunikacion. Njësia e hetimeve ka kontrolluar lokalin ku punon i dyshuari, por nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë. I dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.