Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka hapur zyrat e Agjencisë Për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) dhe Inspektoratit Qendror të Tregut (IQT) në Leposaviq, për ofrim të shërbimeve ndaj biznesit dhe shtrirje të mbikëqyrjes së tregut në veri të vendit.
Ministrja Rozeta Hajdari, ka vizituar sot Komunën e Leposaviqit, ku u prit nga kryetari i komunës, Lulzim Hetemi.
Përmes një njoftimi është bërë e ditur se është diskutuar për ecurinë e punëve dhe progresin e arritur në komunë
Kjo marrëveshje mundëson që tash e tutje bizneset e reja të regjistrohen si dhe të marrin shërbime tjera në zyrën e ARBK-së, në Leposaviq.
Gjithashtu, është njoftuar se në këtë komunë do të vendosën edhe Inspektorati Qendror i Tregut, që pritet të kontribuojnë në shtrirjen e mbikëqyrjes së tregut në veri të vendit.