/

Vitia prezanton për herë të parë procedurën e re kirurgjike VATS

Ministri i Shendetsisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se është prezantuar për herë të parë procedura e re kirurgjike VATS në sistemin publik.

Vitia theksojë se VATS është procedurë kirurgjike mini invazive, metodë që zë vend kudo në intervenime ngase ofron siguri cilësi në ndërhyrjet operative.

Postimi i plotë:

Për herë të parë procedura e re kirurgjike VATS në sistemin publik

🔶Për të na prezantuar shërbimin e ri në kirurgjinë torakale, së bashku me drejtorin e ShSKUK, Elvir Azizi u pritëm sot nga Drejtori i klinikës së kirurgjisë torakale Dr. Nazmi Kolgeci.

🔸 VATS është procedurë kirurgjike mini invazive, aktualisht është metoda që po zë vend kudo në intervenime ngase siguron cilësi  në ndërhyrjet operative.

📍Më herët rastet e pacientëve janë dërguar jashtë vendit. Tani e tutje ato do të kryhen brenda sistemit tonë.

🔹Trajtim jashtë vendit dhe kostoja për këtë trajtim është 35 mijë euro.

👉🏻Vlera e këtij investimi në aparturë moderne është rreth 250.000 euro. E shpenzimet vjetore më herët për trajtimin jashtë vendit të pacientëve kanë qenë 700 mijë euro.

🤝Falenderova stafin për përkushtimin dhe efikasitetin e treguar. Në veçanti Dr. Xhevdet Ademaj, mjek në Gjermani me mbështetjen që po jep në shërbim të kësaj procedure.

Vijojmë me pajisje bashkëkohore e shërbime të reja për sistemin publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.