Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka reaguar pas statistikave të publikuara nga Qeveria e Kosovës, duke përmendur që qytetarët po detyrohen të marrin mbitërheqje për shkak të rritjes së shpenzimeve.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se mbitërheqja ka arritur në 1 miliard euro prej kur në pushtet është Qeveria Kurti.
“Detyrimi i qytetarëve dhe bizneseve për të shfrytëzuar mbi 1 miliard euro mbitërheqje (overdraft) nga llogaritë e tyre bankare, prej kur Qeverinë e udhëheqë kryeministri Albin Kurti, është dëshmi e frikshme e përkeqësimit të gjendjes ekonomike në vend.” – ka thënë ai.