Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Brenda 24 orëve të fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Një rast ka ndodhur në Prishtinë, ku është arrestuar një person pasi e kishte sulmuar një grua.

“Prishtinë 28.01.2024 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën femër kosovare, e kishte sulmuar fizikisht atë. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.”

Rasti tjetër ka ndodhur në Obiliq. Atje policia ka arrestuar një burrë.

“Obiliq 28.01.2024 – 23:05. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur, lidhur me rastin viktima mashkull kosovar për shkak të lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Rasti i tretë është raportuar në Deçan, ku një person është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.

“Deçan 28.01.2024 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Lidhur me rastin viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Dy rastet tjera kanë ndodhur në Gjakovë. Në rastin e parë është arrestuar një burrë që kishte sulmuar fizikisht një grua, ndërsa në rastin tjetër është arrestuar një grua pasi ka keqtrajtuar psiqikisht një burrë.

“Gjakovë 27.01.2024 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

“Gjakovë 28.01.2024 – 20:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është keqtrajtuar psiqikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.