Haxhiu në takim me Abbottin: Marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar do të thellohen edhe më tej

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim lamtumires ambasadorin Nicholas Abbott.

Haxhiu gjatë takimit tha se marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar do të vazhdojnë të mbesin të fuqishme dhe do të thellohen edhe më tej.

Derisa shprehu mirënjohje për angazhimin e tij të pakursyer, ndaj ambasadorit Abbott.

“Takimi ynë i fundit përshëndetës me Ambasadorin Nicholas Abbott  u karakterizua me urimet më të mira për njëri-tjetrin. Ambasadori Abbott ka përfunduar një mision të suksesshëm diplomatik në Kosovë duke dhënë një kontribut esencial për shumë fusha të sistemit të drejtësisë. Jemi të bindur se marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar do të vazhdojnë të mbesin të fuqishme dhe do të thellohen edhe më tej. Mirënjohëse për angazhimin e tij të pakursyer, ndaj ambasadorit Abbott”, shkroi Haxhiu në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.