Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës kanë dalë me një komunikatë të përbashkët për një bastisje që e kanë kryer në një objekt në qendër të Prishtinës.
Në komunikatë thuhet se ka dyshime qe në atë objekt janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetime Rajonale në Prishtinë, është duke u realizuar bastisje në një objekt në qendër të Prishtinës, ku dyshohet se janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore në këtë objekt.”
Prokuroria dhe Policia kanë thënë se për zhvillimet rreth këtij aksioni do të njoftojnë me kohë.