Haradinaj i bindur në pafajësinë e Pal Lekajt

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj është shprehur i befasuar nga vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore për rastin e Pal Lekajt. Haradinaj ka thënë se beson që Gjykata e Apelit do ta zbardhë të vërtetën rreth rastit. Ndërsa është shprehur i bindur në pafajësinë e Lekajt.

Postimi i plotë:
Jam i befasuar nga vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore për rastin e kolegut Pal Lekaj!
Dua të besoj fuqishëm në sistemin e drejtësisë dhe në Gjykatën e Apelit e cila do ta zbardhë të vërtetën dhe do ta shkarkojë nga çdo akuzë ish-ministrin Lekaj.
Çdo person është i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë!
I bindur në pafajësinë e kolegut Lekaj!

Leave a Reply

Your email address will not be published.