/

Haziri dhe Rukiqi takohen me drejtoreshën e Zyrës për Europën Qendrore në DASH, flasin për pikëpamjet e LDK-së për dialogun

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri dhe anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Berat Rukiqi në kuadër të vizitës në SHBA janë takuar me Drejtoreshen e Zyrës për Evropen Qendrore, në Departmentin e Shtetit, Colleen E. Hyland.

Rukiqi shkroi në Facebook se “gjatë takimit, u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë, me theks të veçantë, për pikëpamjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës në lidhje me procesin e dialogut dhe nevojën që Kosova sa më shpejtë të gjej rrugën drejt integrimeve euroatlantike”.

“Zonja Hyland mirëpriti shqetësimet dhe vlerësimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës për procesin e dialogut dhe rrugën përpara për zhvillimin e vendit”, shkroi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.