Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, në një prononcim për media nga Komuna e Preshevës ka folur edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe për punën e emisarit të BE-së, Miroslav Lajcak.
Ai ka thënë se Asociacioni është i bazuar në vlerat evropiane dhe ka shtuar se puna rreth kësaj çështje është një punë mjaft komplekse dhe ka lavdëruar emisarin sllovak për punën që ka bërë në gjithë këtë proces dhe qasjen e tij në proces.
Hill ka thënë se është fat për të gjitha palët e përfshira në proces që Miroslav Lajcak është emisar në negocaita dhe se duhet përkrahur.
“Kjo ka qenë një histori shumë e komplikuar dhe s’kam nevojë t’ua tregojë këtë. Mendoj se të gjithë ne jemi ne me fat që e kemi për negociator z. Lajcak dhe të gjithë ne duhet t’i japim përkrahje”, ka thënë Hill.