Policia hyn brenda një shtëpie në veri, gjen thasë që dyshohet se u përdoren për barrikada (VIDEO)

Policia sot ka gjetur thasë me rerë në një shtëpi në veri.

Këtë e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut.

“Sot rreth orës 14.00 policia në vazhden e hetimeve te rastit të djeshëm ka ndërhyrë edhe tek një shtëpi private ku ka has në thasë të tjerë me rërë e që besohet të kishin qenë aty që nga koha e barrikadave në vitin 2022”, tha ai.

Tutje Elshani ka treguar se pronari i shtëpisë ishte i njëjti pronar ku dje u konfiskuan lojëra të fatit.

“Hyrjen në atë shtëpi e kemi bërë në prezencë të pronarit të shtëpisë i cili njëherit është edhe pronarë i shtëpisë ku dje i kemi konfiskuar disa pajisje të lojërave të fatit. Pronari momentalisht është duke u intervistuar”, tha Elshani.

Madje ai ka theksuar se Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut kanë pasur plane që të sulmojnë Policinë e Kosovës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.