Vuçiq sot takohet me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e delegacionit të BE-së

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sot do të takohet me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe me shefin e delegacionit të BE-së në Serbi, ka njoftuar shërbimi për media i Vuçiqit.

Siç është paralajmëruar, takimi i Vuçiqit me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë dhe me Emanuel Giofre do të fillojë në orën 18.00.

Pas takimit do të dalë një komunikatë për media.

Ambasadorët e QUINT-it dhe shefi i delegacionit të BE-së do të bisedojnë me Vuçiqin në prag të 1 shkurtit, kur duhet të hyjë në fuqi dekreti i Bankës Qendrore të Kosovës, sipas të cilit hiqet dinari në transaksionet e pagesave të Kosovës.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.