Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi që shantazhonte një person tjetër nga i cili kërkonte para për mos publikmimin e një video-je. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Shantazh, Skenderaj / 10.01.2024 – 14:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka shantazhuar viktimën mashkull kosovar duke kërkuar para për mos publikim të një video. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.