Policia ka arrestuar të mërkurën mbrëma një person në Gjakovë nën dyshimin e bazuar për trafikim me njerëz.
Sipas policisë, është identifikuar edhe një viktimë e trafikimit ku e njëjta është trajtuar sipas procedurave.
Nga i dyshuari janë sekuestruar katër telefona dhe një video regjistrues.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.