Fillon aksioni, ministri Peci rrënon sot pompën e derivateve në Fushë Kosovë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka nisur një aksion për lirimin e hapësirës publike në zonën Industriale që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën.

Kjo hapësirë ishte shfrytëzuar nga një biznes privat që shërbente si pompë e derivateve dhe kishte kontratë qiramarrëse nga viti 2018.

Lirimi i kësaj hapësire bujqësore do të bëhet bazuar në një paralajmërim që Ministria e Bujqësisë i kishte bërë biznesit ‘Pompa e Derivateve Patroni’ në tetor, si dhe në dhjetor të vitit të kaluar.

“Ekzekutimi i vendimit do të bëhet nga personat dhe organet kompetente të autorizuara të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe me asistimin e Policisë dhe Drejtorisë së Inspektimeve të Komunës së Prishtinës”, thuhet në vendim.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.