​Haxhiu kujton dëshmoren Elfete Humolli në 34 vjetorin e rënies: Ishte mishërim i ëndrrës për liri

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar dëshmoren Elfete Humolli në 34 vjetorin e rënies së saj, përderisa po protestonte për shkak të pozitës së vështirë të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Në llogarinë e saj në Facebook, Haxhiu tha se Elfete Humolli ishte mishërimi i të rinjëve e të rejave të viteve ‘90 që ishin rritur me ëndrrën për lirinë e atdheut.

“Ishte vetëm 16 vjet kur u vra në fshatin e saj të lindjes, nga forcat agresore serbe. Ajo ishte pjesëmarrëse në shumë demostrata e protesta për të shprehur vullnetin e saj për lirinë e Kosovës dhe kundër Serbisë pushtuese, por në protestën e 30 shkurtit 1990 u qëllua me automatik nga forcat ushtarake policore të Serbisë”, tha Haxhiu.

“Vdekja e Elfetes, ngjalli revoltë të madhe dhe mobilizim të madh për popullin, e në shenjë respekti për të, për dashurinë dhe guximin e saj, varrimi i saj ishte masiv dhe u shëndrrua në demonstrate”, shtoi Haxhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.