Sot janë bërë 16 ditë që kur 23 vjeçarja, Elza Ujkani po trajtohen në Mjekimin Intenziv Qendror të QKUK-së, për shkak të lëndimeve që mori nga rënia e kulmit të objektit të ri të Komunës së Prishtinës.
Mjeku Shaqir Uka ka thënë se gjendja e saj është më stabile dhe se është liruar nga aparaturat e frymëmarrjes.
“Po është e vërtete që ajo është liruar nga aparaturat mjekësore të frymëmarrjes. Gjendja e saj është realitivisht sabile. E njëjta po vazhdon trajtimin në Mjekimin Intensiv dhe do të vazhdojë të qëndrojë dhe monitorohet nga ne”, ka thënë Uka.
Rasti kishte ndodhur më 18 janar. Ajo, fillimisht u trajtua në Qendrën Emergjente në QKUK, pastaj u dërgua në Mjekimin Intensiv për të vazhduar trajtimin.
Theksojmë se Prokuroria e Shtetit ka ndaluar dy persona në lidhje me rënien e çatisë në Komunën e Prishtinës.