23 vjeçarja që ishte lënduar nga rënia e kulmit në Prishtinë, po e vazhdon trajtimin në Klinikën e Neurokirurgjisë. E për gjendjen e saj ka folur drejtori i klinikës, Besnik Elshani.
Elshani tha se gjendja e saj për momentin është stabile dhe se po merren me rehabilitimin e saj.
“Është paciente e cila ka qenë deri tani në kujdesin intensivë, pas operimit të kaluar në klinikën neurokirurgjisë këtu në Prishtinë. Për momentin gjendja e saj është stabile domethënë është arrit të dal nga kujdesi intensivë dhe është stabile, në gjendje të mirë jemi duke u marrë me analizat shtesë laboratorike diagnostike si dhe me konsulta tjera si dhe me konsulta e tjera dhe që është e rëndësishme po merrem me rehabilitimin e saj që është shumë e rëndësishme që të riaftësohet shumë shpejtë dhe të jetë e gatshme”, u shpreh ai.