Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, ka shqyrtuar CV-të e kandidatëve për ekspertë. Nga shtatë kandidatë që kanë aplikuar, vetëm tre prej tyre i kanë plotësuar kushtet.
Kryetari i komisionit, Rashit Qalaj bëri të ditur se grupi punues sipas mandatit ka mbajt takimin e pare me prezencë të dy anëtarëve duke shqyrtuar aplikimet.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, tha se e vlerëson punën e Grupit Punues.
Edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valetina Bunjaku, u shpreh e bindur se nuk do dal ndonjë problem gjatë këtij miratimi.
“Unë pajtohem me këto propozime, grupi punues meqë kanë propozuar emrat është mirë që bashkërisht me i votu pasi nuk mendoj se do dal ndonjë problem”, deklaroi ajo.
Pa asnjë votë, e dy abstenime këta tre emra u votuan nga komisioni.
Ndërkaq Hartimi i planit të punës u shtye për të hënën kur do jenë të pranishëm ekspertë të fushës, pa pjesëmarrje të mediave.