E shtyri dhe e përplasi në tokë, një i panjohur tenton t’ia marr telefonin një gruaje në Prishtinë

Një grua ka raportuar se në hyrje të banesës një person i panjohur i ka kapur telefonin e saj dhe e ka shtyrë duke e përplasuar për tokë.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 18:16, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari nuk ka arritur që t’ia marrë telefonin viktimës.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se në hyrje të banesës, një person i panjohur i ka kapur telefonin e saj dhe e ka shtyrë duke e përplasur për tokë. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari nuk ka arritur që t’ia marrë telefonin viktimës”, thuhet në raport.

Ndërkaq, lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.