/

Punëtorët teknik të shkollave në kryeqytet edhe sot në grevë, në pritje të ofertës së Komunës

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, njoftoi se pritet që nesër komuna e Prishtinës, t’i ofroi ofertën për rritjen e pagës për punëtorët teknik të shkollave që janë në grevë.

“Nesër pritet që komuna e Prishtinës të më ofroj ofertën për rritjen e pagës për punëtorët që janë në grevë, dhe pas kësaj oferte të gjithë anëtarët e sindikatës do të ftoheni dhe do vlerësojmë këtë se a do të jetë e pranueshme për ne apo jo, greva vazhdon deri në një vendim tjetër”, shkroi ai në Facebook.

Punëtorët teknik të shkollave në Prishtinë kanë nisur një grevë, për shkak të pagave të vogla.

Leave a Reply

Your email address will not be published.