Një këmbësore është aksidentuar të mërkurën në rrugën “Bill Kllinton” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka theksuar në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një veturë në lëvizje.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor.
Ndërsa, me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.
“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.