Konferenca për media e ministrit gjerman, Boris Pistorius, në Beograd është përcjellë me tension pasi një gazetar në konferencë e ka pyetur se “cili është akti juridik ndërkombëtar në bazë të të cilit Gjermania po e armatos Prishtinën”.
Pistorious në përgjigjen e tij ka thënë se Gjermania po e armatos edhe Kosovën por edhe Serbinë dhe se këto armë janë për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të secilit vend.
Ai gjithashtu ka thënë se Gjermania e njeh Kosovën dhe synimi i Gjermanisë është paqja dhe stabiliteti.
“Ne nuk furnizojmë armë sulmuese, vetëm mbrojtëse. Nga këndvështrimi ynë, ne e njohëm Kosovën. Vendet e tjera nuk e kanë bërë, bëhet fjalë për një numër më të vogël vendesh në botë. Synimi ynë në rajon është paqja dhe stabiliteti, si dhe afrimi i përbashkët me BE-në. Kushtet e fqinjësisë së mirë janë të rëndësishme këtu, me të dyja palët e përfshira, dhe ky është parakushti bazë për stabilitet. Asgjë nuk e ndryshon këtë fakt”, ka thënë Pistorious, shkruan Nova.rs.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka folur edhe për Banjsklën duke thënë në Beograd se hetimi rreth sulmit në Banjskë është i një rëndësie vendimtare.
Pistorious ka thënë se është e rëndësishme dhe e nevojshme që Serbia të vazhdojë hetimet për atë që që ka ndodhur më 24 shtator të vitit 2023 në Kosovë.
Ministri gjerman ka thënë se një gjë e tillë është e një rëndësisë vendimtare.
Pistorious ka thënë se zvogëlimi i pranisë së ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën ka qenë shumë i rëndësishëm atë kohë.
“Reduktimi i njësive në kufirin me Kosovën ishte i rëndësishëm dhe i domosdoshëm në atë kontekst. Është e rëndësishme dhe e nevojshme që Serbia të vazhdojë hetimet për ngjarjet e 24 shtatorit të vitit të kaluar (Banjska). Është e një rëndësie vendimtare”, tha Pustorius dhe theksoi veçanërisht rëndësinë e marrëdhënieve ndaj luftës ruso-ukrainase.