/

Serbia ka planifikuar atentat ndaj Kurtit në Shkup, flet Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është në dijeni se ka pasur kërcënime për të në Shkup

Ai deklaroi se nuk është ndjerë i rrezikuar dhe se ka pasur forca të shumta policore.

“Kam mësuar se ka shumë kërcënime nga individë e struktura që kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Mirëpo unë sapo erdha nga Shkupi, nuk jam ndjerë i rrezikuar, veçse kam parë shumë forca policore të cilët u kujdesen për mbledhjen në Shkup”, u shpreh ai para mediave.

Mediumi publik ka raportuar sot se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kërcënuar me vrasje.

Duke u thirrur në burime, RTKraporton se institucionet e sigurisë në Kosovë menjëherë pas mbledhjes së KS të OKB-së, kanë siguruar të dhëna se nga Serbia ka pasur përpjekje për vrasjen e Kurtit në Shkup, ku ka qëndruar mbrëmë.

Kryeministri Kurti, mbrëmë ka arritur në Shkup, kurse paraprakisht janë marrë të gjitha masat e sigurisë, në koordinim me institucionet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut.

RTK-së raporton se vlerësimet për kërcënimin e jetës së Kurtit kanë qenë serioze, veçmas duke marrë parasysh se ato kanë ardhur nga disa burime të informacionit.

“Ka qenë një kombinacion operativ serb, ku janë gërshetuar mashtrimet mediale me veprimet në terren nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe”, ka thënë burimi për RTK-në.

Siç raporton ky medium, Kryeministri Kurti ka hyrë në Kosovë, dhe bashkëpunimi i institucioneve të sigurisë në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka siguruar në mënyrë profesionale gjithë perimetrin e Kurtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.