Të dielën në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore, policia në Kamenicë ka arrestuar personin S.D.
Sipas policisë, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej dy vite e gjashtë muaj burgim për veprën penale ‘’Bashkëjetesë me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’’.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.