Konjufca priti në takim lamtumirës Abbottin, shprehën gatishmëri për bashkëpunim të mëtejmë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Sipas njoftimit, Konjufca e ka falënderuar ambasadorin Abbott për bashkëpunimin dhe kontributin e tij në ruajtjen dhe thellimin e marrëdhënieve shembullore mes dy vendeve.

“Kryetari i Kuvendit po ashtu shprehu mirënjohje dhe vlerësoi mbështetjen e gjithanshme, koherente dhe të palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në të gjitha proceset e shtetndërtimit, integrimeve euroatlantike dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Derisa Abbott e falënderoi  Konjufcën për mikpritjen dhe ritheksoi vazhdimin e përkrahjes së shtetit britanik për Kosovën.

“Duke i cilësuar të veçanta raportet dypalëshe, Kryetari Konjufca dhe Ambasadori Abbott shprehën njëherësh gatishmërinë për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet tutje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.