Një person është arrestuar mesditën e së hënës në Prishtinë, nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima e shqetësuar ka tentuar të bëjë vetëvrasje.
Gruaja është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është raportuar si “sulm”.