Drenasi nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për trajtimin human të qenve endacakë

Komuna e Drenasit ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për trajtimin human të qenve endacakë për këtë vit në bashkëpunim me Fondacionin Stray Coco.

Ky është një projekt i rëndësishëm për të siguruar trajtimin e duhur për qentë.

“Trajtimi do të bëhet nëpërmjet stafit profesional të Veterinarisë ‘CityPet – Hospital’, me synimin e qartë për të përmirësuar mirëqenien e qenve endacak në territorin tonë. Qëllimi ynë është të bëhet trajtimi qenve endacak, duke parandaluar rreziqet për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Përveç kësaj, synojmë edhe të parandalojmë përhapjen e sëmundjeve infektive si zoonozave dhe tërbimit, përmes vaksinimit dhe ekinokokozes me tableta, sterilizimit dhe dehelmatizimit”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë ka kërkuar nga qytetarët tanë që të bashkëpunojnë me ambulanten e veterinerëve dhe autoritetet lokale në këtë projekt të rëndësishëm.

“Me përkrahjen dhe angazhimin tuaj, do të mund të sigurojmë trajtim sa më human për qenët tanë endacak dhe të mbikëqyrim qenët shtëpiak për të parandaluar rreziqet që po paraqiten për qytetarët. Faleminderit për përkrahjen dhe bashkëpunimin tuaj në këtë projekt të rëndësishëm për mirëqenien e qytetarëve tonë!”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.