E rëndë! Gëlltiti një pjesë lodre, shpëtohet mrekullisht 1-vjeçari

Jeta e një fëmije 1 vjeç është shpëtuar mrekullisht në Kosovë.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se ai kishte gëlltitur një pjesë të lodrës dhe kishte pasur vështirësi të madhe në frymëmarrje. “Përdorimi i lodrave plastike nga fëmijët, në disa raste mund të shndërrohet në rrezik dhe jetë kërcënues.

Një rast i tillë i rrezikimit të jetës tek një fëmijë i moshës njëvjeçar është paraqitur në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, ku fëmiu gjatë lojës me një lodër kishte aspiruar një pjesë të lodrës dhe kishte vështirësi të madhe në frymëmarrje”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

“Në këto kushte fëmiu dërgohet me urgjencë në sallë të operacionit, ku thirret ekipi kujdestar i mjekëve të ORL-së, ata thërrasin me urgjencë mjekët e anestezionit, ku pas ndërhyrjes me bronkoskop, fëmijës i largohet pjesa e lodrës, i lirohen rrugët e frymëmarrjes dhe i shpëtohet jeta”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.