Dramë në një familje në Malishevë, babai e i biri përleshën për shitjen e një prone- shkaktohet edhe aksident trafiku

Një person është arrestuar pasditen e së martës në Malishevë pasi që i njëjti ka penguar babain e tij që të bëjë shitjen e një prone, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, prona ishte e babait ndërsa i biri përveç që e kishte penguar shitjen i njëjti kishte shkaktuar qëllimisht edhe aksident trafiku me veturë, pasi viktima ishte nisur drejt stacionit për ta denoncuar rastin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka penguar viktimën mashkull kosovar-babanë e tij që të bëjë shitjen e një prone (të viktimës) duke dëmtuar pronën dhe po ashtu dyshohet se ka shkaktuar edhe aksident trafiku me veturë, duke e goditur veturën të cilën ishte duke e drejtuar viktima pasi që ishte nisur në drejtim të stacionit policor për ta denoncuar të dyshuarin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në  mbajtje.

Me urdhër të prokurorit është hapur rast për dhunë në familje dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.