Suspendohet polici, shkaktoi aksident gjersa po voziste i dehur

Inspektorati Policor i Kosovës, ka njoftuar se një zyrtar policor është përfshirë në një aksident trafiku dje në orët e mbrëmjes.

Sipas njoftimit, hetuesit e IPK-së, kanë pranuar dje një informatë përmes linjës telefonike të tyre rreth një aksidenti me lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur në fshatin Novosellë të Pejës, ku në aksident janë përfshirë dy automjete civile, në njërin prej të cilëve ishte një zyrtar policor.

IPK ka njoftuar se pas alkool testit, zyrtari policor është arrestuar për veprën “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”, ku edhe është suspenduar nga puna.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndalur për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.