/

Funksionalizohet edhe një Rezonancë Magnetike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministrja, Emilija Rexhepi dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, mori pjesë në përurimin e Rezonancës Magnetike (MRI) në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku u pritën nga drejtoresha e këtij spitali, Narqize Arënliu- Hoxhaj.

Pas Spitalit Rajonal të Pejës dhe Klinikës së Pediatrisë në Prishtinë, Spitali Rajonal i Prizrenit bëhet institucioni i tretë shëndetësor që pajiset me aparaturë të Rezonancës Magnetike brenda një periudhe njëvjeçare.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi se angazhimi në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe në përmirësimin e cilësisë së tyre, do të jetë i vazhdueshëm.

“Sistemi dytësor po forcohet e kjo ndikon drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve në secilin regjion të vendit. Fokusi ynë si Qeveri është investimi i aparaturave moderne, duke përfshirë edhe spitalet regjionale”, theksoi Kryeministri Kurti.

Ndërsa, Ministri Vitia theksoi se me funksionalizimin e kësaj rezonance, do të ulët lista e pritjes në minimum dhe se nga ky shërbim i ri do të përfitojnë edhe qytetarët e Kukësit.

Pasi që janë adaptuar hapësirat dhe sigurimi i të gjitha procedurave, kjo pajisje u funksionalizua dhe se qytetarët e kësaj zone regjionale nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë për në Prishtinë për të realizuar një procedurë të tillë. Me këto investime po u mundësohet pacientëve tanë qasje më e lehtë në shërbime shëndetësore.

Me rastin e përurimit të MRI-së, në vlerë prej 908.653 EUR, të pranishëm ishin edhe Zëvendësministri i Shëndetësisë, dr. Arsim Berisha dhe Drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.